Analizë: Ndërsa të varfrit e Iranit vuajnë, elita e regjimit jeton në luks

IRAN-VOTE-ECONOMY
An Iranian woman walks in a poor neighbourhood in the town of Ghaleh Hassan Khan on the southwestern outskirts of Tehran on March 11, 2008. High inflation, unemployment, slack monetary policy and a lack of foreign investment: Iran is suffering from a litany of economic problems ahead of legislative elections on March 14. But despite windfall revenues from high oil prices, this has yet to be felt by millions of low and middle-earners who are finding their real incomes dwindling further due to inflation that has reached 17.8 percent. AFP PHOTO/BEHROUZ MEHRI / AFP PHOTO / BEHROUZ MEHRI

Al-Arabiya.net, 31 mars, 2017

Kurse shumë qytetarë të Iranit kalojnë nëpër vështirësitë e një ekonomie të dështuar, në një vend me një papunësi në rritje dhe me paga të ulëta, Mullahët në pushtet jetojnë një jetë si të perandorëve të së kaluarës, duke u kënaqur në një luks absolut, me miliardat e fituara në kurriz të popullit Iranian.

Turmat e lypsarëve enden rrugëve të Iranit, të varurit nga droga zvarriten në shtigjet e mbeturinave, ndërsa, ata që s’kanë shtëpi, gjejnë strehë nën ura apo në kanalizimet e ujërave të zeza, që rrjedhin pranë autostradave. Në një vend me shkallë të papunësisë prej 12.7 % dhe rreth 2.2 milionë të varur nga droga, reagimi ndaj thirrjeve të këtyre individëve të pafat ka qenë i llojllojtë.

Në përgjithësi, s’ka shumë mëshirë ndaj të pastrehëve në Iran. Sa u përket shifrave, administrata pranon ekzistimin e rreth 15 000 individëve vetëm në kryeqytet, 2000 nga të cilët janë gra. Sado që të jetë numri i vërtetë, gjithandej vendit ka komunitete të qenieve të dëshpëruara njerëzore, shumë nga të cilët jetojnë në strehë të bëra nga kartonët.

Nuk janë vetëm të pastrehët ata që vuajnë në Iran. Rrugëve ka protesta kundër pagave të mjera të punëtorëve iranianë, që janë tri herë më pak sesa kufiri i varfërisë. Ndërsa populli vuan, për ekonominë thuhet se ka një “përmirësim mbresëlënës” pas një marrëveshjeje mes Iranit dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Nga qindra milionë dollar nga asetet e ngrira, që u janë lëshuar nga FMN-ja, asnjë pjesë nuk i është ndarë popullit të përvuajtur. Tashmë miliarda dollarë janë ndarë për blerjen e tankeve ruse T-90, artilerisë, avionëve luftarakë SU-30 dhe helikopterëve; ndërsa miliarda të tjera do të harxhohen në programin e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe për zhvillimin e sistemeve të armëve vendore.

Veç kësaj, regjimi po përdor miliarda dollar për të mbështetur kryetarin e Sirisë Beshar el-Esed, mes 60-100 milionë në vit i jepen Hezbollahut si ndihmë financiare, dhe harxhime të tjera për mbështetje financiare apo armë që u jepen grupeve si Hamas dhe Huthi (në Jemen).

Në anën tjetër shoqërore, grupi që thith sasi të mëdha të aseteve shtetërore, janë Mullahët ultra-të pasur që sundojnë Iranin, të cilët pretendojnë të jetojnë një jetë asketike, por, në fakt, jetojnë në luks dhe thuhet se fshehin pasuri të mëdha në bankat jashtë vendit.

Ndërsa Irani po përjeton dhimbjet e krizës më të madhe politike, ekonomike e shoqërore, për shkak të keqmenaxhimit të ekonomisë dhe lakmisë së pangopur të klasës udhëheqëse të tij, Mullahët po sigurojnë për vete një strehë për pensionim apo ruajnë para në rast se perandoria e korruptuar e tyre përmbyset, duke i lënë vetes shtegun hapur për të ikur nga vendi.

Vetë Khamnei ulet në majë të shkallës sa i përket milionerëve Mullahë, për të cilët dihet se kanë nën kontroll një perandori financiare prej 95 miliardë dollarë, që tejkalon shumë herë pasurinë e akumuluar të Shahut të fundit Muhamed Riza Pahlavit (mbreti i fundit i Iranit). Ishte paraardhësi i Khamneit, Ajetollah Khomeini, themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, ai që përdori grabitjet që bëri Shahu në ekonominë e Iranit si pretekst për ta përmbysur atë, kurse tash kjo vjedhje po përsëritet nga përmbysësit e tij.

Disa nga Mullahët më të pasur të Iranit janë: Akbar Hashimi Rafsanxhani për të cilin thuhet se ka 1.2 miliardë dollarë, Muhamed Ali Taskhiri 90 milionë, Muhamed Khatami 84 milionë, Ali Larixhani 70 milionë, Mir Huesin Mousavi 58 milionë, Muhamed Husein Adeli 43 milionë, Muhamed Xhevad Zarif 32 milionë, Ahmed Bourghani 19 milionë, dhe, më poshtë në këtë shkallë, Muhamed Ahmedinexhad me 5 milionë.

Në këtë grabitje përfshihen edhe një numër i madh kompanish private, ferma të mëdha, pallate me gjithë interierët e tyre, hotele, teatro, llogari bankare, vetura të shtrenjta, dhe stoli të çmueshme.

Me këmbimin e një tirani për një tjetër që bënë iranianët, administrata e re po thith pasurinë e vendit. Me shumë Mullahë sundues që janë bërë miliarderë apo multi-miliarderë, komandantët e Korpusit të Gardës Islamike Revolucionare (anglisht shkurt: IRGC) po ashtu gjenden lart në shkallët e njerëzve më të pasur të vendit.

Duke i shtuar tërë kësaj edhe faktin se armët janë më të rëndësishme sesa largimi i mjerimit nga të varfrit e vendit dhe po ashtu shtimin e befasishëm të harxhimeve ushtarake, shpresat e të varfërve të Iranit sa vijnë e zbehen.

Burimi: https://english.alarabiya.net/en/features/2017/03/31/ANALYSIS-Ëhile-Iran-s-poor-suffer-hardships-regime-elite-live-in-luxury.html

 

Advertisements