Lordi Kromer (Cromer) mbi projektet e Britanisë kolonialiste për Egjiptin

Abdullahalandalusi.com

Mes viteve 1877-1907, Prokonsuli-gjeneral për okupimin Britanik të Egjiptit qe Everlyn Baring (alias Lord Kromer). Pasi okupoi ushtarakisht Egjiptin me pretekstin e dhënies së ndihmës për problemet financiare nëpër të cilat po kalonte, Britania implementoi një reformë komplete të institucioneve egjiptiane dhe filloi një politikë të riedukimit të egjiptianëve dhe një rikonstruktim të Egjiptit në formën që do t’u përshtatej interesave Britanike pas tërheqjes së Britanisë nga Egjipti. Lordi Kromer shkroi në detaje për përvojën që kishte në vitin 1916 në librin e vet ‘Modern Egypt’. Në libër ai diskuton në masë të madhe projektin britanik për Egjiptin si dhe shpreh vrojtimet që ai kishte lidhur me këtë, nga të cilat po sjellim disa citate.

Britania nuk do të lejojë Egjiptin të vetëqeveriset sipas Islamit

“Është absurde të supozosh se Evropa do të shikojë si një spektator pasiv teksa në Egjipt vendoset qeveria prapanike, e bazuar krejtësisht në parime Muhamedane dhe në ide orientale (Dmth Islam). Interesimi i këtij materiali është tejet i rëndësishëm … gjenerata e re e egjiptianëve duhet të bindet apo të detyrohet me forcë ta gëlltisë shpirtin e vërtetë të civilizimit Perëndimor.”

Parashtrimi i ideve dhe vlerave Perëndimore nën maskën e të drejtave të gruas

“Pozita e grave në Egjipt dhe në vendet Muhamedane në përgjithësi është një pengesë fatale në arritjen e ngritjes së mendjes dhe karakterit që duhet ta shoqërojë prezantimin e civilizimit Perëndimor.”

Ndërsa Lordi Kromer po u tregonte muslimanëve “pozitën e grave në Egjipt dhe në vendet Muhamedane” në krahasim me pozitën e burrave, ai ishte një anëtar dhe kryetar i mëhershëm i ‘Ligës së Burrave Kundër Të Drejtës së Grave për Votim’ në Britani dhe bënte fushatë KUNDËR lejimit të grave britanike për të votuar.

Kur Perëndimi flet për lirimin e gruas muslimane, këtë asnjëherë nuk e bën nga brenga e sinqertë për gruan muslimane, por e përdor si një mënyrë tjetër për të goditur pengesat e rezistencës muslimane ndaj moralit dhe vlerave sekulare e liberale. Ndaj meshkujt nga fermat në shkolla, ndaj tualetet, ndaj sportet … por mos e bëj këtë arsye fetare, sepse Perëndimi e konsideron këtë ‘shtypëse’.

Projekti kolonial për ndikim në mendimi islamik, me qëllim të krijimit të sistemeve politike Perëndimore në botën muslimane

Lordi Kromes asistoi “reformistin” liberal Muhamed Abduh për t’u bërë myftiu kryesor i Egjiptit në vitin 1899, dhe e përshkroi si:

“Ata janë aleatë natyrorë të reformistëve evropianë. Patriotët egjiptianë – sikur ta dinin – do të gjejnë shpresën më të mirë në përparimin e ndjekësve të Muhamed Abduh, me kusht që të vazhdojnë gradualisht zbatimin e programit të tyre të krijimit të një Egjipti vërtet autonom.“

Lordi Kromer shpjegoi çfarë mendoi me ‘autonomi’ për Egjiptin:

“Konsidero çfarë mendohet në përgjithësi nga evropianët, kur ata flasin për vetëqeverisjen e Egjiptit. Nëse ata mendojnë se egjiptianët duhet të lihen ta qeverisin vetveten sipas ideve të tyre të pagdhendura, detyra e edukimit të tyre në artin e vetëqeverisjes nuk do të ishte fare e lehtë. Mjeshtërinë vendore të vetëqeverisjes së tyre e kemi parë qysh në vitin 1882 dhe ne e dimë me çfarë rezultati; asnjë instruksion evropian nuk do të ishte në gjendje t’i përmirësonte parimet e saj. Ajo çfarë evropianët mendojnë kur flasin për vetëqeverisjen egjiptiane, është që egjiptianët – larg asaj që të lihen të ndjekin prirjet e tyre të pareformuara – duhet të lejohen të qeverisin me vetveten sipas modelit që evropianët mendojnë se ata duhet të qeverisen.”

Krijimi egjiptian i një elitë të re udhëheqëse të ‘muslimanëve’ sekularë për të qeverisur Egjiptin

“E vërteta është se, duke kaluar nëpër mullirin edukativ evropian, muslimani i ri egjiptian humb islamizmin e tij.

Duke qenë se shoqëria islame ka qenë në një gjendje të rrjedhshme, rezultati i natyrshëm ka qenë prodhimi i një klase individësh, shumë prej të cilëve janë njëherësh edhe muslimanë të demuslimanizuar, edhe evropianë pa kurriz.

Në çështjen e prezantimit të civilizimit evropian në Egjipt, asnjëherë nuk duhet të harrohet se Islami s’mund të reformohet. Kjo i bie se një Islam i reformuar s’është më Islam, po diçka tjetër.

Prandaj, në përjashtim të konkurruesve të tij, egjiptiani i evropianizuar bëhet natyrshëm kandidati kryesor për administrimin e vendit në të gjitha ngjarjet, për sa kohë që vendi nuk administrohet nga evropianët.”

Përbuzja e elitës ‘muslimane’ sekulare ndaj Islamit dhe përdorimi i tyre cinik i dijetarëve fetarë për qëllime personale

“Formalisht egjiptiani i evropianizuar është musliman; në realitet, ai është një agnostik. Hendeku mes tij dhe alimit (dijetarit islamik) të Universitetit el-Ez’her është po aq i madh sa hendeku mes alimit dhe evropianit. Madje nuk dihet se cili hendek është më i madh. Sepse një evropian i kuptueshëm jo vetëm që do ta shohë me interesim një alim si një përfaqësues të një feje të lashtë, që përmban gjëra që meritojnë respekt, por ai, nëse alimi është një dijetar i denjë, do të ndiejë simpati ndaj tij për shkakun se ai është një njeri fetar, ndonëse i një feje të ndryshme nga ajo e Krishtit. Egjiptiani evropian, në anën tjetër, shpesh do ta shohë alimin me krenarinë e një intelektuali të suksesshëm. Nga piedestali i dijes së tij empirike, ai do ta konsiderojë alimin si një të mjerë të shoqërisë, të cilin duhet toleruar e, madje, nganjëherë edhe përdorur për qëllime politike; por jo dhe të respektohet.”

Jotoleranca e ‘muslimanëve’ elitarë sekularë ndaj të krishterëve

“Ndonëse egjiptiani i evropianizuar nuk është një musliman i vërtetë, ai shpesh është më pak tolerant ndaj krishterimit sesa një musliman ortodoks (konservator), që s’ka edukim evropian. Ai vazhdimisht urren të krishterët me një urrejtje të fortë dhe këtë e bën pjesërisht ngaqë shumë të krishterë, me të cilët ka pasur kontakt, meritojnë të urrehen; pjesërisht ngaqë i krishteri, si një evropian që është, përbën një rival në zënien e pozitave për të cilat egjiptiani i evropianizuar mendon se duhet t’i zërë vetë.”

Reformimi përfundimtar i Islamit deri në zhdukjen e tij

“Mund të merret me mend se, me kalimin e kohës, muslimanët do të zhvillojnë një fe, ndoshta vetëm një deizëm, që në tërësinë e vet s’do të jetë islami i së kaluarës dhe as i së tashmes, meqë do të ketë mënjanuar shumë nga mësimet e Muhamedit, por do të jetë i mjaftueshëm për të vendosur një kod moral që mban shoqërinë me lidhje të tjera nga ato që bëhen për interesa personale. Egjiptiani i evropianizuar, siç e shohim tashmë, është fjala e parë – jo e fundit – e shoqërisë së reformuar islame. Ka mundësi që, me kalimin e kohës, të zhvillohet edhe një ideal më i lartë moral e intelektual.”

Kromer i shihte egjiptianët si prapanikë dhe sektarë, përfshirë dhe të krishterët koptë

“Një nga veçoritë më të dallueshme në karakterin e koptëve është fanatizmi i tyre. Ata ndiejnë urrejtje ndaj të gjithë të krishterëve të tjerë, aq sa kjo tejkalon edhe urrejtjen e muslimanëve për dikë që e konsiderojnë jobesimtar në Islam … Në përgjithësi ata kanë temperament jomiqësor, janë tepër lakmitarë dhe hipokritë të neveritshëm, që dëgjojnë e kundërshtojnë sipas rrethanave. Kopti i respektueshëm, të cilit i kam borxh për idetë që i kam mësuar duke respektuar traditat e popullit të tij, e vë në pah më së miri karakterin e tyre. Ai i paraqet ata si përgjithësisht injorantë, të pabesë, dhe të dhënë pas fitimeve të kësaj bote dhe shfrenimit në kënaqësitë fizike.”

Kromer pranon disa shprehi të këqija të muslimanëve egjiptianë që ndoshta janë ndikuar nga evropianët

“Pashpirtësia ndaj kafshëve, që shpesh trondit vizitorët e Egjiptit, nuk është më e keqe sesa ajo që mund të dëshmohet midis popujve të krishterë në jug të Evropës, gjë që, me gjasë, nuk është një traditë autoktone, por vjen nga identifikimi me klasën e ulët të evropianëve. Feja muslimane urdhëron për butësi ndaj kafshëve.”

 

 

Advertisements